Thursday, May 7, 2015

5 Fakte Interesante Rreth Birrës




Birra përmban pothuajse të gjitha mineralet për të cilat ka nevojë trupi ynë. Për këtë arsye, në Europën Mesjetare, birra ishte elementi kryesor i dietave. 

Birra ishte gjithashtu e rekomandueshme edhe për fëmijët si “pije energjike”. Një studim ka provuar se femrat që pinë birrë në sasi të kontrolluar janë më të zgjuara sesa ato që nuk konsumojnë birrë. 

Kjo, falë kolesterolit HDL, që rrit aftësinë njohëse. Birra parandalon krijimin e gurëve në veshka, forcon kockat dhe i bën mirë zemrës.

 Femrat e para që janë lejuar të pinë birrë duhej të përmbushnin dy kushte: ose të ishin fisnike ose shumë të bukura. 

Në shekullin e 19, në Gjermani besohej se nënat që ushqenin fëmijët me gji duhej të konsumonin birrë që të kishin mjaftueshëm qumësht.





Friday, April 24, 2015

Paguhet Për Të Parë Porno

Shteti izraelit, ka vendosur çdo material i huaj duhet të përkthehet titrohet me gërma hebraike, gjithëashtu edhe filmat porno që kanë thuajse zero dialog.



Çdo ditë, pasi çon në shkollë djalin e tij 4-vjeçar, Jason Fredric Gilbert mbyllet në dhomën e tij, jo për të fjetur sërish apo për të mbajtur zhurmat larg, por më shumë për të mos lejuar që vjehrra të hyjë dhe ta gjejë duke parë porno. 

 Të shohë filma për të rritur është puna e përditshme e Gilbert, 37 vjeç, për të cilën thotë se nuk është ‘një punë ëndrrash’, por e mjaftueshme për të siguruar disa të ardhura shtesë në familje. 

 37-vjeçari punon për një kompani izraelite në Tel Aviv me një detyrë sa të thjeshtë, aq edhe të komplikuar; të përkthejë filmat pornografikë. 

Ai thotë se përkthen 30-60 filma të tillë në vit. 

 “Pjesa më të madhe të përkthimeve e përbëjnë pasthirrmat bazë të filmave pornografikë si ‘ooh’, ‘aah’, ‘oh Zot’ dhe ‘Dua përsëri!” – rrëfen ai. 

 Për shumë është e vështirë të kuptohet se përse duhet përkthyer një film pornografik, aq më tepër që në këtë industri ka filma me thuajse zero dialog. 

Por arsyeja që Gilbert, dhe të tjerë si puna e tij merren me këto përkthime, është një detyrim ligjor që ka vendosur shteti izraelit, ku çdo material i huaj duhet të përkthehet titrohet me gërma hebraike.

Friday, March 20, 2015

Lushnjë, Zbulohen 7 Sera Me Kanabis



Policia e Lushnjës ka asgjësuar sot rreth 3 mijë bimë narkotike kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga kultivuesin e tyre.

 Në një operacion paraditen e sotme, forcat e policisë asgjësuan të gjitha bimët narkotike të mbjella në fshatin Bubullimë të këtij rrethi.

 Mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në 7 sera, të cilat ishin përshtatur enkas për rritjen e tyre.

 Efektivët blu kanë arrestuar pronarin e serave, Besnik Bali, banues në këtë fshat. Ai akuzohet për kultivim të paligjshëm të bimëve narkotike.

 Ndërkaq, policia ka nisur hetimet pasi dyshon se në këtë sipërmarrje janë përfshirë edhe persona të tjerë. 

 Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme.

 Ky operacion vjen në kuadër të aksioneve të nisura muaj më parë nga Policia e Shtetit për ndalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Tuesday, March 10, 2015

"8 Mars" i çmendur në Tiranë

"8 Mars" i çmendur në Tiranë
shpërthejnë gratë në lokalet e natës
Festa e 8 Marsit është ngjyrosur me të kuqe në pubet e kryeqytetit.
Meshkuj të zhveshur, striptista që performonin para tyre, alkool pa kufi, ka qenë panorama në rrjete sociale e festës së gruas.

                                                                                1



Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, e duket se gratë e kanë shijuar mjaft.
Duket se një frymë e re ka nisur të përhapet në Tiranë sa i përket mënyrës së festimit të 8 Marsit duke të kujtuar deri diku prodhimin fenomen të momentit “50 Shades of Grey”.

                                                                              2