Lushnjë, Zbulohen 7 Sera Me Kanabis
Policia e Lushnjës ka asgjësuar sot rreth 3 mijë bimë narkotike kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga kultivuesin e tyre.
Në një operacion paraditen e sotme, forcat e policisë asgjësuan të gjitha bimët narkotike të mbjella në fshatin Bubullimë të këtij rrethi.
Mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në 7 sera, të cilat ishin përshtatur enkas për rritjen e tyre.
Efektivët blu kanë arrestuar pronarin e serave, Besnik Bali, banues në këtë fshat. Ai akuzohet për kultivim të paligjshëm të bimëve narkotike.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet pasi dyshon se në këtë sipërmarrje janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Ky operacion vjen në kuadër të aksioneve të nisura muaj më parë nga Policia e Shtetit për ndalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
No comments:
Post a Comment